Skip to product information
1 of 1

Barna pa përshkrim (OTC)

Apranax Plus Gel (naproksen, lidokainë)

Apranax Plus Gel (naproksen, lidokainë)

Regular price Lek 1,375.00 ALL
Regular price Sale price Lek 1,375.00 ALL
Sale Sold out
Taxes included.

Apranax Plus është një medikament anti-inflamator dhe analgjezik që përdoret lokalisht në lëkurë. Ai përmban naproksen dhe lidokainë si përbërës aktivë.

Apranax Plus eliminon dhimbjen dhe inflamacionin në çrregullimet afatshkurtra dhe afatgjata të indeve të buta të sistemit muskulo-skeletor.

Apranax Plus është efektiv si analgjezik dhe anti-inflamator në trajtimin lokal të sëmundjeve të përmendura më poshtë: – sëmundjet e zhvilluara për shkak të tendosjes së tepërt dhe erozionit në shtyllën kurrizore dhe nyje; – sëmundjet inflamatore të indeve të buta rreth kyçit; – traumat e indeve të buta si nxirje dhe shtrembërim; – sëmundjet muskulo-skeletore që shfaqen me dhimbje, inflamacion dhe tendosje të muskujve.

Mos përdorni Apranax Gel:

  •  në rastet e mbindjeshmërisë ndaj ndonjërit prej përbërësve;
  •  në pacientët më të vegjël se 2 vjeç.
  • Nëse shkakton reaksione alergjike, trajtimi duhet të ndërpritet.

Ky xhel nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë, përveç rasteve kur përdorimi është tepër i nevojshëm dhe i këshilluar nga mjeku.

Nuk duhet të përdoret tek nënat që ushqehen me gji

.Efekte të mundshme anësore:

  •  acarim i lehtë lokal;
  • eritemë;
  • dermatit.

Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

View full details