Skip to product information
1 of 1

ATC

ATC – Çaj për Kollën (Bekik)

ATC – Çaj për Kollën (Bekik)

Regular price Lek 220.00 ALL
Regular price Sale price Lek 220.00 ALL
Oferta Sold out
Taxes included.

Përshkrimi i Produktit

Përbërja: Mëllagë të bardhe, lule bliri, rigon, lule netulle, thundërmushke, lulekuqe, etj.

Vetitë kuruese: Rrënjët dhe gjethet e mëllagës së bardhë mbajnë substanca mucilagjinoze (jargëzuese) të cilat zbusin dhe qetësojnë kollën. Thundërmushka në saj të esencës dhe të fitoncideve që ka, qetëson kollën dhe lehtëson nxjerrjen e gëlbazës. Lulet e netullës përmbajnë po ashtu lëndë jargëzuese flavonide, esencë, sheqerna e saponinë dhe këshillohen si një mjet zbutës dhe ekspektorant në kollën e zakonshme, në kollën e bardhë dhe në pezmantimet e bronkeve. Lulëkuqja ka veti qetësuese në tërë sistemin e frymëmarrjes, qetëson kollën dhe mënjanon ngacmimin e saj. Rigoni ndihmon nxjerrjen e gëlbazës si dhe mjekon rrugët e frymëmarrjes.

Përgatitja: Një lugë gjelle nga përzjerja hidhet në një xhezve ku shtohet ujë i ftohtë (masa ujit afërsisht 200 ml) e me pas vihet të zjejë ngadalë deri sa valon. Hiqet nga zjarri, mbulohet dhe lihet në qetësi për 10 minuta. Kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës e mund të merren 2-3 çaj në ditë

View full details