Farmaci EVA
Babytol D3+K1 10 Mcg/25 Mcg
Babytol D3+K1 10 Mcg/25 Mcg
Couldn't load pickup availability
Babytol D3 + K1 është një kombinim i vitaminave esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Këto vitamina janë të formuluara specifikisht për të porsalindurit të cilët ushqehen me gji, pasi qumështi i gjirit nuk përmban sasinë e duhur të këtyre vitaminave. Gjithashtu fëmijët të cilët janë në një dietë të kombinuar, të cilët marrin deri në 2 vakte me qumësht formulë, rekomandohet të marrin suplement të vitaminave D3 dhe K1.
Vitamina D3 është esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Përdoret si një trajtim parandalues që nga dita e 8 pas lindjes, sipas rekomandimeve ndërkombëtare pediatrike Europiane, për zhvillim të shëndetshëm të kockave dhe dhëmbëve. Defiçienca e vitaminës D3 mund të shkaktojë dobësim të kockave, demineralizim dhe hollim të tyre – duke sjellë sëmundjen e raktizmit.
Doza e rekomanduar ditore është 400 IU.
Vitamina K1 e quajtur ndryshe “vitamina e koagulimit” rekomandohet në një dozë ditore prej 25mcg që nga dita e 8-të pas lindjes deri në fund të muajit të 3-të sepse është shumë e rëndësishme në sintezën e agjentëve koagulues dhe në zhvillimin e sistemi të qarkullimit të gjakut.
Share
