Skip to product information
1 of 1

Barna pa përshkrim (OTC)

Ben-u-ron Paracetamol 500 MG

Ben-u-ron Paracetamol 500 MG

Regular price Lek 252.00 ALL
Regular price Sale price Lek 252.00 ALL
Oferta Sold out
Taxes included.

Tabletat Ben-u-ron përmbajnë paracetamol, i cili ul temperaturën dhe lehtëson dhimbjen.

Ben-u-ron indikohet në trajtimin simptomatik të situatave që kërkojnë një analgjezik dhe/ose një antipiretik si p.sh:

  • Gjendje gripale.
  • Ethe (që zgjat më pak se 3 ditë).
  • Reaksione hiperergjike të vaksinimit.
  • Migrena me diagnozë mjekësore paraprake, me intensitet të lehtë deri në mesatar.
  • Dhimbje dhëmbi dhe koke. 
  • Otalgji.
  • Dismenorrhea me intensitet të lehtë deri mesatar.
  • Dhimbje traumatike muskulare dhe kyçesh, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Merreni gjithmonë Ben-u-ron ekzaktësisht siç ju ka ka instruktuar mjeku.
Ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.

Dozimi:

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:  1- 2 tableta në ditë.

Fëmijët 6 - 12 vjeç:  1/2 - 1 tabletë në ditë.

Doza mund të përsëritet deri 4 herë në ditë. Intervalet e dozimit zgjasin së paku 4 orë. Ju nuk duhet të merrni më shumë se 8 tableta dhe fëmijët 6 deri 12 vjeç nuk duhet të preken më shumë se 4 tableta në 24 orë.

Nëse keni përshtypjen se efektet e barit janë më të forta ose më të dobëta njoftoni mjekun ose farmacistin.

View full details