Skip to product information
1 of 1

Buona

Buona – PEginpol bustina

Buona – PEginpol bustina

Regular price Lek 1,974.00 ALL
Regular price Lek 2,194.00 ALL Sale price Lek 1,974.00 ALL
Oferta Sold out
Taxes included.

Përshkrimi i Produktit

PEGinpol është një preparat mjekësor me veprim laksativ , nëpërmjet një mekanizmi të tipit osmotik, rregullon intestinin në mënyrë natyrale.

PEGinpol është veçanërisht i indikuar në konstipacionin kronik dhe në rastet e crregullimeve intestinale të herë pas hershme. Falë lidhshmërisë me ujin, PEGinpol zbut feçet duke lehtësuar jashtëqitjen pa shkaktuar dhimbje abdominale. Efikasiteti i tij nuk reduktohet me kohën.

Nuk përthithet, as fermentohet në intestin, nuk irriton mukozën dhe eleminohet me feçet.
Kujdes !

  • Suspensioni oral duhet të përgatitet në kohën që do të pihet.
  • Këshillohet mos të konsumohen sasi më të mëdha sesa ato të dhëna, sepse sasi më të mëdha mund të shkaktojnë efekte anësore të papritura
  • Për periudhë përdorimi më të gjatë se 30 ditë është e rekomandueshme të ndërpritet trajtimi me PEGinpol së paku 3-5 ditë.
  • Mos e merrni në rastin e intolerancës ndaj produktit.
  • Mos e merrni në rast të mbindjeshmërisë ndaj komponentëve dhe Polietileni Glycol.
  • Mos e përdorni te fëmijët më pak se 6 muajsh.

Udhëzime mbi përdorimin

Tresni një bustinë në një gotë me ujë.

  • 6 muajsh deri në 2 vjeç (deri në 12kg): 1-2 bustina në ditë
  • 2 deri në 11 vjeç (12-20kg): 2-4 bustina në ditë
  • Mbi 11 vjeç (>20kg): 2-6 bustina në ditë

Eshtë e mundur të ndahet doza ditore në administrime të ndryshme. Doza mund të rritet ose zvogëlohet në varësi të përgjigjes individuale ndaj trajtimit.

View full details