Geek & Gorgeous
Geek & Gorgeous – Smooth Out
Geek & Gorgeous – Smooth Out
Couldn't load pickup availability
Përshkrimi i Produktit
Geek & Gorgeous Smooth Out
Eksfoljuesi më i fortë nga Geek & Gorgeous me 12% AHA + kompleksin qetësues nga bima Kaktus, të cilët bëjnë një punë të shkëlqyer duke na dhënë një pamje lëkure komplet të re brenda natës dhe lëkurë më të re nëse e përdorim vazhdimisht.
Është provuar klinikisht efikasiteti i sasive të përdoruara të acideve në këtë formulë. Acidi glikolik 12% dhe acidi laktik largojnë qelizat e vdekura nga lëkura pa e irrituar atë.
- pH: 3.5 – 3.9
- Acid Glikolik: 10%
- Acid Laktik: 2%
Nëse përdoret rregullisht, ai nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson pamjen e vijave dhe rrudhave, redukton njollat kafe dhe përgatit më së miri lëkurën për të marr të gjitha trajtimet e mëvonshme.
Geek & Gorgeus kombinon AHA-të me ekstraktin qetësues të Kaktusit për të reduktuar irritimin që mund të vijë nga sasia e konsiderueshme e acideve dhe gjithashtu ka shtuar humektantë të tjerë për të rritur hidratimin.
- Cruelty free
- Vegan
- Pa fragranca dhe vajra esencial
- Gluten free
- Malassezia free
-
E sigurtë të përdoret në shtatëzani
Për kë është?
Për të gjithë! Ok, pothuajse për të gjithë. Me përjashtim të rasteve kur lëkura juaj është shumë e ndjeshme ose e prirur për skuqje (në këtë rast hidhini një sy Calm Down). Ne e rekomandojmë veçanërisht nëse fokusi juaj është rinia e zgjatur, nëse keni hiperpigmentim ose nëse dëshironi një lëkurë më të njëtrajtshme, të lëmuar dhe plot shkëlqim.
Lloji i lëkurës:
Për të gjitha llojet e lëkurave me përjashtim të lëkurave shumë të ndjeshme dhe të prirura ndaj skuqjes.
Problematika e lëkurës:
Lëkurë pa vitalitet, rrudha, njolla të errëta, lëkurë e hiperpigmentuar dhe tonalitet jo i njëtrajtshëm
Tekstura:
Teksturë e lehtë ujore, si tonik.
Përbërësit kryesorë:
Acid Glikolik - Acidi më i testuar dhe më efikas, i cili jo vetëm eksfoljon, por edhe nxit kolagjenin dhe redukton hiperpigmentimin, njollat kafe.
Acidi Laktik - Acidi i dytë pas acidit Glikolik i njohur për efikasitetin e tij, por njëkohësisht është edhe humektant.
Ekstrakt kaktusi dhe majaje - Një kombinim unik, të cilët përmbajnë peptide me peshë të ulët molekulare, karbohidrate dhe minerale që nuk lejojnë irritimin e lëkurës.
Galactoarabinan – Ekstrakte të një polisakaridi natyral nga pemët e druve halorë qe reduktojnë humbjen e ujit trans-epidermale dhe rrisin efikasitetin e eksfoliantëve.
Panthenol – Një përbërës klasik ne përkujdesjen e lëkurës që qetëson, hidraton dhe mbron lëkurën.
Xylitylglucoside + Anhydroxylitol + Xylitol – Humektant me bazë sheqeri që rrit mundësitë për tu lidhur me ujin dhe përforëcon barrierën e lëkurës.
Sodium Hyaluronate Crosspolymer – Një gjenratë e re e acidit hialuronik “crossed-linked”, aftësitë hidratuese të të cilit janë shumë herë më të mëdha se acidi hialuronik i thjeshtë.
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet të përdoret menjëherë pasi pastrojmë fytyrën. Përdoreni si tonik, me një pambuk ose e përhapni direkt me duar. Shmangeni zonën rreth syve.
Mund ta përdorni duke filluar nga 1 herë në javë deri disa herë në varësi të nivelit të tolerancës së lëkurës. Mund të keni disa pickime të vogla në momentin që e vendosni, por është normale dhe largohet brenda disa minutave. Mund t’i shmangni pickimet nëse e vendosni direkt në lëkurë të thatë dhe nuk përdorni eksfoliantë të tjerë ose scrub gjatë kohës që përdorni Smoot Out.
Kujdes! AHA e bën lëkurën të ndjeshmë ndaj diellit kështu që duhet përdorur kremi i diellit në mëngjes.
Share
