Skip to product information
1 of 1

Pharmaceris

Pharmaceris – Emotopic – Dermo-Protective Mineral Cream Spf 50+

Pharmaceris – Emotopic – Dermo-Protective Mineral Cream Spf 50+

Regular price Lek 2,512.00 ALL
Regular price Lek 2,792.00 ALL Sale price Lek 2,512.00 ALL
Oferta Sold out
Taxes included.

Përshkrimi i Produktit

Pharmaceris Emotopic Dermo-Protective Mineral Cream 50+

Kremi mineral këshillohet për përdorim në fytyrë dhe trup, për bebe që nga dita e parë e jetës, fëmijë dhe të rritur, me qëllim që të sigurojë mbrojtje shumë të lartë nga rrezatimi diellor dhe të minimizojë acarimin e lëkurës të shkaktuar nga ekspozimi ndaj agresorëve mjedisorë (dielli, era, temperatura nën zero). Rekomandohet për lëkurat e ndjeshme dhe atopike të cilat janë të prirura ndaj alergjive prej rrezeve të diellit, filtrave kimikë, përbërjeve aromatike dhe konservuesve.

Kremi dermo-mbrojtës i bazuar në filtra minerale 100% siguron mbrojtje shumë të lartë nga rrezet e forta të diellit dhe agresorët mjedisorë, duke kundërvepruar me efektin e tyre negativ në lëkurë. Një sistem i sigurte i filtrave minerale reflekton dhe shpërndan rrezet e diellit, duke parandaluar rrezatimin e dëmshëm UVA/UVB të depërtojë në lëkurë dhe të dëmtojë ADN-në e qelizave të lëkurës.

Minimizon rrezikun e krijimit të djegieve nga dielli, skuqjes dhe acarimit, si dhe reaksioneve fotoalergjike. Përbërja komplekse nga vajrat e kanola dhe kërpit, të kombinuara me algat e arta forcon ndjeshëm barierën mbrojtëse të lëkurës kundër agresorëve mjedisorë. Ndihmon në riparimin dhe rigjenerimin e epidermës, eliminon tharjen dhe lehtëson irritimin e lëkurës, kruajtjen, skuqjen. Ofron një efekt qetësues duke eliminuar ashpërsinë dhe ndjesinë e lëkurës së tendosur dhe parandalon humbjen e tepërt të lagështisë.

Udhëzime mbi përdorimin

Përhapni butësisht një sasi të vogël të kremit në të gjithë fytyrën dhe trupin. Rekomandohet për përdorim të përditshëm  30 minuta përpara ekspozimit ndaj agresorëve mjedisorë. Aplikojeni përsëri kremin çdo 2 orë dhe çdo herë pas larjes ose të notuarit.

View full details