Skip to product information
1 of 1

Barna pa përshkrim (OTC)

RAPIDOL S 400 MG

RAPIDOL S 400 MG

Regular price Lek 220.00 ALL
Regular price Sale price Lek 220.00 ALL
Sale Sold out
Taxes included.

Rapidol S ka në përmbajtje ibuprofen, një medikament i grupit AIJS (anti-inflamator josteroid) me veti analgjezike, anti-inflamatore dhe antipiretike.

Rapidol S indikohet të përdoret në:

  • osteoartrit;
  • artrit rheumatoid;
  • spondilit ankilozant (ngurtësim dhe inflamacion i rruazave të shtyllës kurrizore);
  • inflamacion (enjtje) të kyçeve;
  • bërsit;
  • tendinit (inflamacion i tendinave);
  • tendosinovit (inflamacion i mbulesës së tendinit);
  • dhimbje të pjesës së poshtme të kurrizit;
  • ndrydhje dhe tërheqje muskulore.

Rapidol S mund të përdoret për të trajtuar dhe gjendje të tjera si:

  • dhimbje dhëmbi;
  • dhimbje pas proçedurave kirurgjikale;
  • dhimbje të ciklit menstrual;
  • dhimbje koke përfshirë dhe migrenën.

Mos përdorni Rapidol S:

  • Nëse jeni alergjik ndaj ibuprofenit ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjerë të këtij formulimi.
  • Nëse keni ose keni pasur më parë ulçer të stomakut ose probleme të tjera gastrike.
  • Nëse vuani nga astma ose nëse keni pasur reaksion alergjik apo astmatik pas përdorimit të ibuprofenit, aspirinës ose barnave të tjerë të grupit anti-inflamatorëe josteroid.
  • Nëse vuani nga sëmundje të rënda të mëlçisë, veshkave ose zemrës.
  • Gjatë tremujorit të fundit të shtatzanisë. Shtatzënia Përdorimi i ibuprofenit nuk rekomandohet gjatë shtatzanisë, me përjashtim të rasteve kur mjeku e konsideron përdormin të nevojshëm. Duke patur parasysh efektet e njohura anësore të barnave anti-inflamatore jo steroidale mbi sistemin kardiovaskular të fetusit, ibuprofeni nuk duhet të përdoret gjatë tremujorit të fundit të shtatzanisë. Ushqyerja me gji Në studimet e limituara, të disponueshme deri tani,është vënë re që ibuprofeni gjendet në përqëndrime shumë të vogla në qumështin e gjirit. Megjithatë, përdorimi i këtij bari duhet të shmanget gjatë ushqyerjes me gji.
Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut. Përpara se të përdorni këtë medikament, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
View full details