Skip to product information
1 of 1

Barna pa përshkrim (OTC)

Rhinostop Hot

Rhinostop Hot

Regular price Lek 327.00 ALL
Regular price Sale price Lek 327.00 ALL
Oferta Sold out
Taxes included.

Rhinostop Hot është një medikament me veti analgjezike (pakëson dhimbjet), antipiretike (ul temperaturën) dhe dekongestionante nazale. Rhinostop Hot përdoret për të trajtuar simptomat e ftohjes dhe gripit.

Mos përdorni Rhinostop nëse:

  • jeni alergjik ndaj paracetamolit, pseudoefedrinës ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të këtij formulimi;
  • jeni duke marrë antidepresantë (klasa IMAO) ose i keni marrë ato për 14 ditët e fundit; -jeni shtatzënë ose ushqeni me gji;
  • jeni nën 12 vjeç; -keni mungesë të enzimës glukozë-6-fosfat dehidrogjenazë;
  • jeni duke marrë barna të tjera simpatomimetike;
  • vuani nga ndonjëra prej sëmundjeve të mëposhtme: *Sëmundja koronare e zemrës (angina pektoris/infarkti i mëparshëm i miokardit/sulmi në zemër);
  • Presioni i lartë i gjakut;
  • Aritmitë (çrregullime të ritmit të zemrës);
  • Funksion i dëmtuar i mëlçisë;
  • Funksion i dëmtuar i veshkave;
  • Astma;
  • Diabeti;
  • Crregullime urinare të shkaktuara nga zmadhimi i prostatës ose ndryshime të tjera patologjike;
  • Anemia hemolitike;
  • Hipertiroidizmi;
  • Glaukoma me kënd të mbyllur;
  • Feokromocitoma (tumor i gjëndrës mbiveshkore);
  • Depresioni.
  • Alkooli duhet të shmanget gjatë marrjes së këtij medikamenti, pasi alkooli i marrë në të njëjtën kohë me paracetamolin mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë.

  • Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për këshilla përpara se të merrni ndonjë medikament. Rhinostop Hot nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe/ose gjatë ushqyerjes me gji. Ai gjithashtu duhet të shmanget në rast se ju dyshoni që jeni shtatzëne apo nëse po planifikoni një shtatzëni.

Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut. Përpara se të përdorni këtë medikament, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

View full details