Synergy
Synergy Alpherol Vitamin E 400 UI
Synergy Alpherol Vitamin E 400 UI
Couldn't load pickup availability
Vitamina E është një vitaminë e tretshme në yndyrna, që nuk prodhohet në organizëm por merret nëpërmjet dietës ushqimore ose suplementeve ushqimore.Roli më i rëndësishëm i vitaminës E në organizëm lidhet me vetitë antioksiduese të saj. Mbron qelizat nga radikalet e lira dëmtuese. Duke qënë një vitaminë shumë e tretshme në yndyrna, kalon membranat biologjike dhe mbron qelizat nga oksidimi dhe dëmtimi që u vjen nga radikalet e lira. Dëmtimi i këtyre qëlizave çon në shfaqjen e një sërë sëmundjesh në organizëm.Vitamina E ndihmon në mirë-funksionimin e sistemit imunitar dhe prandaj rekomandohet tek të moshuarit gjatë periudhës së virozave.Parandalon dukurinë e aterosklerozës dhe parandalon çrregullimet imunologjike dhe reumatike.Pakëson riskun për katarakt dhe dëmtim të makulës.Vitamina E përdoret për të parandaluar humbjen e memories dhe së bashku me terapi të tjera përdoret në sëmundjen e Alzhaimerit.Mbron mëlçinë dhe pakëson simptomat e diabetit neuropatik.Së bashku me vitaminën C, përshpejton proçesin e rigjenerimit të plagëve dhe rrit tolerancën ndaj rrezatimit UV.Vitamina E merr pjesë në sintezën e qelizave riprodhuese në të dy sekset, parandalon abortet spontane dhe rekomandohet të përdoret gjatë menopauzës.Si pasojë e mungesës së vitaminës E mund të kemi:-lodhje;-anemi;-sistem imunitar të dobësuar;-probleme me shikimin;-depresion;-prodhim të ulët të hormoneve të gjendrës tiroide.Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Perdorimi
Rekomandohet të konsumohet një kapsulë në ditë, pas ushqimit.Mos tejkaloni dozën ditore të lejuar.
Share
