Synergy
Synergy Vitamin C 1000 mg
Synergy Vitamin C 1000 mg
Couldn't load pickup availability
Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë, e cila në organizëm oksidohet në acidin dehidroaskorbik. Të dyja format janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e proçeseve redox.Vitamina C nuk mund të ruhet në organizëm për një kohë të gjatë, pasi duke qenë një vitaminë e tretshme në ujë, eleminohet me urinën.Për këtë arsye vitamina C Synergy është formuluar si tabletë me çlirim gradual.Roli më i rëndësishëm i vitaminës C në organizëm lidhet me vetitë e saj antioksiduese. Mbron qelizat nga stresi oksidativ dhe nxit funksionet imunitare. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i saj për të parandaluar infeksionet virale, ku përfshihet dhe gripi i thjeshtë.Vitamina C është e nevojshme për sintezën e kolagjenit, një proteinë e nevojshme për muskujt dhe muret e enëve të gjakut, lëkurën, tendinat dhe kockat.Përshpejton proçesin e shërimit të plagëve dhe ndihmon në pasjen e një lëkure të shëndetshme.Vitamina C rrit përthithjen e hekurit, prandaj rekomandohet që të merret bashkë me suplementet që përmbajnë hekur te personat që vuajnë nga anemia.Vitamina C pakëson proçesin e plakjes qelizore dhe rrit rezistencën trupore.Nevojë për sasi të shtuara të vitaminës C kanë:-gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji;-të moshuarit;-personat që kanë temperaturë për shkak të një infeksioni;-atletët;-personat diabetikë;-të alkoolizuarit;-duhanpirësit.Në rastet e një defiçence shumë të madhe të vitaminës C në organizëm shfaqet sëmundja e skorbutit.Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Perdorimi
Rekomandohet të konsumohet një tabletë në ditë.Mos tejkaloni dozën ditore të lejuar.
Share
