Vitabiotics
Vitabiotics – Pregnacare New Mum
Vitabiotics – Pregnacare New Mum
Couldn't load pickup availability
Shtesë ushqimore për nënat pas lindjes
Pregnacare New Mum ofron një formulim nutricional të balancuar me një numër të madh mikronutrientësh që ndihmojnë nënat në periudhën pas lindjes për të plotësuar të gjithë nevojat e organizmit të tyre.
Ky produkt është i përshtatshëm për tu marrë në çdo kohë pas shtatzanisë dhe ka nutrientët e përshtatshëm për mbështetjen e çlirimit normal të energjisë dhe shëndetit të lëkurës dhe flokëve.
Kjo formulë e avancuar përmban nutrientë si vitamina B12 dhe hekuri, të cilët kontribuojnë në reduktimin e lodhjes dhe mungesës të energjisë. Ky formulim gjithashtu përfshin kolagjen me origjinë detare, bioflavonoide të qitros dhe ekstrakt të farave të rrushit, plus vitamina esenciale dhe minerale.
Shëndeti i flokëve dhe lëkurës ndryshon me kalimin e viteve por me siguri koha në të cilën ju do vini re më shumë ndryshim do jetë pas shtatzanisë dhe lindjes.
Shëndeti i flokëve
Ndryshimet që ndodhin në trupin e femrave gjatë shtatzanisë mund të kenë impakt në shëndetin e flokëve. Skalpi dhe flokët e shëndetshme vijnë nga ushqimi i tyre me nutrientët e përshtatshëm. Për këtë formula e Vitabiotics përfshin zink dhe slenium që kontribuojnë direkt në mirëmbajtjen e gjëndjes të flokëve.
Shëndeti i lëkurës
Pregnacare New Mum përfshin në formulën e saj biotinë dhe niacinë (vitaminë B3) që kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës plus vitaminë C që ndihmon në prodhimin normal të kolagjenit për një lëkurë të shëndetshme.
Kur rekomandohet Pregnacare New Mum?
- Është një suplement ideal për nënat pas lindjes që mban në nivelet e përshtatshme nutrientet pas shatzanisë.
- Mund të merret dhe në periudhat kur nëna ushqen me gji (një produkt tjetër i Vitabiotics specifik për periudhën e ushqimit me gji është Pregnacare Breast-Feeding)
Udhëzime mbi përdorimin
2 tableta në ditë me vaktin tuaj kryesor.
Gëlltiteni me ujë ose me ndonjë pije të ftohtë. Mos e përtypni. Ju mund të filloni të përdorni këtë produkt në çdo moment pas lindjes së fëmijës.
- Pa ngjyrues artificial
- Pa konservues
- Pa kripë apo maja
- Pa laktozë
- Pa gluten
- E patestuar në kafshë
Share
